Kryeministri populist i Sllovenisë Janez Jansha duket se po humbet zgjedhjet kombëtare të dielën pasi partia ambientaliste “Lëvizja për liri” fitoi më shumë vota se partia e tij SDS, sipas një sondazhi exit.
Zgjedhjet pritej të ishin të ngushta, por exit poll nga Instituti Mediana tregoi se “Lëvizja për Liri” kryeson me 35.8% të votave, shumë më tepër se sa pritej, ndërsa SDS ka siguruar 22.5% të votave.
Kjo do t’i jepte Lëvizjes për Liri 42 vende në parlamentin me 88 vende dhe SDS-së 26 vende, shkruan Reuters, transmeton epokaere.
Cilado parti që fiton do të duhet të sigurojë partnerë koalicioni për të formuar një qeveri të re.
Jansha, i cili kishte shpresuar të fitonte një mandat të katërt në detyrë, është përplasur me Brukselin për lirinë e medias dhe kundërshtarët e akuzojnë atë për minimin e standardeve demokratike, akuza që ai i mohon.
Pjesëmarrja në votim, në të cilën rreth 1.7 milionë njerëz kishin të drejtë të votonin, ishte 49.3% deri në orën 16:00, tha komisioni zgjedhor.
Analistët, megjithatë, prisnin se do të ishte afër 70% deri në fund të votimit, shumë mbi mesataren kombëtare.
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...