Bashkimi Evropian ka urdhëruar ambasadorin e saj në Moskë që të kthehet në vend, pasi udhëheqësit u pajtuan që ishte ‘shumë e mundshme’ që Rusia ishte përgjegjësi për sulmin me agjentë nervorë në Britani.
Në një deklaratë pas një nate të gjatë bisedimesh në Bruksel, Këshilli Evropian i liderëve të BE-së është pajtuar që nuk ka tjetër shpjegim të mundshëm, transmeton portali arbresh.info.
Kryeministrja Theresa May ka thënë se helmimi i Salisbury ishte pjesë e agresionit rus kundër Evropës.
Moska mohon përfshirjen në sulm të ish spiunit dhe të bijës.
BE-ja ka thënë se ambasadori është thirrur për ‘konsultime’.
Ish spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia mbeten në një gjendje kritike por të qëndrueshme pas sulmit më 4 mars.
Deklarata e Këshillit Evropian shtoi: “Ne qëndrojmë në solidaritet të pakusht me Mbretërinë e Bashkuar përballë kësaj sfide të rëndë për sigurinë tonë të përbashkët”./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...