Kryeministri i qeverisë Houthi që kontrollon pjesë të Jemenit, Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, është vrarë dje në një sulm të kryer nga Izraeli në Sana’a. Sipas raporteve nga mediat e huaja, Al-Rahwi ka humbur jetën gjatë bombardimit të një banese në Sana’a, ku ndodheshin edhe disa zyrtarë të lartë të milicisë shiite, disa prej të cilëve thuhet se kanë vdekur bashkë me të.
Operacioni, ku u raportua vdekja e kreut të qeverisë Houthi, ishte i veçantë dhe ndodhi në të njëjtën ditë me një sulm tjetër izraelit që kishte goditur dhjetë ministra të administratës rebelë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes, të cilët ishin mbledhur jashtë kryeqytetit për të dëgjuar një fjalim të udhëheqësit të milicisë pro-Iran, Abdul Malik al-Houthi. Nuk ka ende informacion mbi pasojat e këtij bombardimi të fundit.
Deri tani, milicia shiite nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare. Forcat e armatosura izraelite thanë vetëm se kanë “goditur një objektiv të regjimit terrorist Houthi në Sana’a”, pa dhënë detaje të mëtejshme./abcnews.al
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...