Ushtria izraelite tha me anë të një deklarate se forcat e saj ajrore kishin vrarë kreun e rrjetit të Hamasit të Tulkarmit në Bregun Perëndimor, ndërsa Ministria palestineze tha se të paktën 18 palestinezë kishin humbur jetën në sulmin në kampin e refugjatëve.
Ushtria e identifikoi zyrtarin e Hamasit si Zahi Yaser Abd al-Razeq Oufi.
Qeveria palestineze bëri “thirrje për veprim urgjent ndërkombëtar për të ndaluar masakrat në përshkallëzim” kundër popullit të saj, thuhet në një deklaratë.
Zëdhënësi zyrtar i presidencës palestineze gjithashtu dënoi sulmin, tha agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke shtuar se ato sulme “nuk do të sjellin siguri dhe stabilitet për askënd, por do ta shtojnë dhunën në rajon”.
Dhuna është rritur në Bregun Perëndimor që nga fillimi i luftës në Gaza, me operacione pothuajse të përditshme nga forcat izraelite, përfshirë mijëra arrestime dhe përleshje të rregullta me armë midis forcave të sigurisë dhe palestinezëve./voa
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...