Një ministër izraelit ka deklaruar se 300 palestinezë kanë rënë dakord t’i japin fund grevës së urisë gati dy javore.
Të burgosurit palestinezë kishin rënë dakord që të fillonin grevën e urisë, duke kërkuar kushte më të mira dhe lejimin më të shpeshtë të të familjarëve të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i Brendshë i Izraelit, Gilad Erdan, ka thënë se ‘negociatat nuk vihen në pikëpytje’, ndërsa ka shtuar se rreth 920 të burgosur të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në grevë urie.
Erdan tha gjithashtu se shërbimi i burgjeve kishte planifikuar të ngrinte 400 qendra shëndetësore brenda burgjeve ‘për të shmangur sa më shumë’ transferimin e të burgosurve të sëmurë./Arbresh.info
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira