Dhjetëra palestinezë u mblodhën në Varrezën Al-Yusufiye për të parandaluar sulmin izraelit.
Sipas burimeve lokale, Komuna e Kudsit e drejtuar nga Izraeli sulmoi të hënën një varrezë muslimane në Kudsin Lindor.
Ekipi komunal së bashku me ushtarët dhe buldozerët izraelitë shkatërruan murin dhe shkallët në pjesën veriore të Varrezës Al-Yusufiye për të bërë një kopsht në zonë, tha Drejtori Ekzekutiv i Komisionit për Mbrojtjen e Varreve Muslimane Ahmed al-Dajani për AA.
Dajani u bëri thirrje autoriteteve izraelite të ndalojnë sulmet e tyre ndaj vendeve muslimane në rajon.
Dhjetëra palestinezë u mblodhën në zonë për të parandaluar sulmin. Komuna izraelite nuk ka dalur me asnjë deklaratë lidhur me incidentin.
Varreza Al-Yusufiye, që gjendet pranë murit që rrethon Qytetin e Vjetër, është një nga varrezat më të vjetra muslimane në Kudsin e pushtuar.
Rreth dy javë më parë, Komuna e Kudsit u përpoq të shkatërronte shkallët historike që çojnë në Qytetin e Vjetër dhe Xhaminë Al-Aksa, por lëvizja u parandalua më vonë nga palestinezët.
E drejta ndërkombëtare i cilëson Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si territore të okupuara./AA/
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës
Mes sulmeve të reja në Kiev, Zelenskyy do të takohet me udhë...