Ushtria izraelite ka nisur një hetim pasi ushtarët e saj u filmuan duke hedhur trupat e tre palestinezëve të vdekur nga një çati gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor.
Pamjet e incidentit, të filmuara në qytetin verior të Qabatiya, afër Jeninit, më pas duket se tregojnë një buldozer ushtarak izraelit duke marrë dhe hequr trupat, raporton BBC.
Imazhet kanë shkaktuar zemërim të gjerë. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë të premten se ishte “një incident serioz” që nuk “përputhej” me vlerat e tij dhe atë që pritej nga forcat e saj.
Zyrtarët lokalë palestinezë thonë se të paktën shtatë persona u vranë nga forcat izraelite në Qabatiya të enjten.
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, dyshohet se u rrahën m...
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Horoskopi ditor – Çfarë kanë parashikuar yjet për shen...
Moti për këtë të diel
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...