Izraeli ka liruar një palestinez që ishte arrestuar në mënyrë të diskutueshme në moshën 13-vjeçare, pasi kaloi gati një dekadë në burg.
Ahmad Manasra është ribashkuar me familjen e tij, ka thënë avokati i tij Khaled Zabarqa për CNN.
“Ahmad e ka përfunduar dënimin 10-vjeçar dhe tani është një person i lirë,” tha Zabarqa. “Autoritetet izraelite kanë vendosur kufizime për familjen për sa i përket organizimit të një ceremonie mirëseardhjeje për Ahmadin apo për të folur me mediat.”
Ahmad Manasra u arrestua dhe u burgos në vitin 2015 pasi u kap bashkë me kushëririn e tij Hassan, i cili goditi me thikë dy izraelitë në Jerusalemin Lindor.

Hassani u qëllua për vdekje në vendngjarje, ndërsa Manasra u përplas nga një makinë.
Rasti i Manasrës tërhoqi vëmendje ndërkombëtare pasi doli një video ku turma bërtiste dhe e shante ndërsa ai qëndronte i palëvizshëm, i plagosur rëndë dhe duke klithur. Pamje të tjera thuhet se tregojnë zyrtarë izraelitë duke e marrë në pyetje Manasrën nën presion, ndërsa ai është dukshëm i tronditur dhe i pambrojtur, sipas Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë./Zëri
Deputeti shqiptar në Maqedoni me flamur kombëtar në kostum, ...
Sulmi i Afganistanit në Pakistan, vriten “shumë” ushtarë pak...
Rama rifreskon kabinetin, ndryshime në 7 dikastere
Të burgosurit e Dubravës fillojnë krasitjen e mollëve në pla...
Afganistani nis sulm hakmarrës ndaj Pakistanit,Talibanët rap...
Portieri i Nantes “ndihmon” bashkëlojtarët për të ndërprerë ...