Izraeli ka vendosur të ndalojë hyrjen dhe të pezullojë licencat e 37 organizatave ndërkombëtare të ndihmës humanitare që veprojnë në Gaza dhe Bregun Perëndimor të pushtuar, duke deklaruar se ato nuk kanë përmbushur kërkesat e reja të regjistrimit.
Sipas autoriteteve izraelite, pezullimi i licencave do të hyjë në fuqi më 1 janar, ndërsa organizatat e prekura do të kenë afat 60 ditë për të përfunduar operacionet e tyre. Ndër arsyet e përmendura është mosdorëzimi i të dhënave të plota personale të stafit, siç kërkohet nga rregulloret e reja.
Mes organizatave që do të preken nga ky vendim janë OJQ të njohura ndërkombëtare si ActionAid, Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit dhe Këshilli Norvegjez për Refugjatët.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Ministrat e jashtëm të 10 vendeve, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë, Japoninë dhe Zvicrën, e kanë kritikuar ashpër këtë veprim, duke i cilësuar rregullat e reja si “kufizuese” dhe “të papranueshme”.
Në një deklaratë të përbashkët, ata paralajmëruan se mbyllja e detyruar e operacioneve të organizatave humanitare do të ketë një ndikim të rëndë në aksesin e popullsisë në shërbime thelbësore, përfshirë kujdesin shëndetësor. Ministrat theksuan gjithashtu se situata humanitare në Gaza mbetet katastrofike dhe i bënë thirrje qeverisë izraelite të sigurojë që OJQ-të ndërkombëtare të mund të veprojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të parashikueshme./rtsh.al/
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...