Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 501 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.
Gjithashtu thuhet se ky ishte numri më i lartë ditor i rasteve në Izrael që nga 30 marsi.
Sipas gazetës Haaretz, 42 për qind e pacientëve me virus janë ata që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.
– Numri i rasteve aktive është në rritje
Në lajmet e mediave lokale, thuhet se 90 për qind e rasteve të reja në Izrael u shkaktuan nga varianti Delta, i cili u identifikua për herë të parë në Indi.
Izraeli, i cili arriti të kontrollojë pandeminë falë vaksinimit dhe ku masat COVID-19 janë zbutur që nga shkurti, numri i rasteve ditore ra nën 20 në fillim të muajit të kaluar.
Numri i rasteve aktive në vend më 6 qershor ra në 216, kurse me rritjet në ditët e fundit, ky numër ka arritur në 2.821./AA/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...