Në Izrael rritet në 902.148 numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit 3.371 persona kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa 7 të sëmurë kanë humbur jetën.
Në këtë mënyrë numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi në vend ka arritur në 6.542, ndërsa shifra gjithsej e rasteve në 902.148.
Në vend numri i rasteve aktive ka tejkaluar 31 mijë, ndërsa i atyre në situatë të rëndë është 360.
Izraeli në muajt e kaluar falë vaksinimit arriti të vendosë nën kontroll pandeminë, ndërsa më 19 prill hoqi detyrimin për vendosjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe më 15 qershor në ambiente të hapura.
Për shkak të rritjes së rasteve, më 25 qershor Izraeli vendosi sërish mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente të mbyllura.
Administrata e Tel Avivit, për shkak të rritjes së rasteve rivendosi sërish në zbatim disa prej kufizimeve të COVID-19.
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...