Ministria italiane e Shëndetësisë ka përcaktuar në një qarkore administrimin e dozës përforcuese të vaksinave antiCOVID-19 për të gjithë grupmoshën mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.
“Në dritën e rezolutave më të fundit të EMA-s, është miratuar administrimi i dozës së tretë të vaksinës antiCOVID-19 për personat me imunitet të dobësuar të të gjitha moshave dhe për të gjithë ata mbi 60 vjeç, gjithmonë pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor”, shpjegoi ministria.
Vendimi vjen ndërsa ka ende 8,4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 (15,54 për qind e popullsisë) dhe në grupmoshën më kritike të 15-vjeçarëve mbeten pothuajse tre milionë (saktësisht 2 987 859) të paimunizuar./alsat.mk/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...