Për shkak të rritjes së numrit të prekurve me koronavirus, qeveria italiane ka vendosur që të mbyllë diskotekat dhe lokalet e natës.
Vendimi është marrë gjatë pasdites së sotme dhe hyn në fuqi nga e hëna e 17 gushtit ku do të ketë efekt të paktën deri më 7 shtator.
Një vendim që përflitej prej ditësh dhe që u zyrtarizua pas mbledhjes me videokonferencë të ministrit të Shëndetësisë dhe drejtuesve të rajoneve. Por jo vetëm kaq. Në Itali do të ketë edhe shtrëngim të masave sa i përket mbajtjes së maskave.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura ku është e pamundur që të ketë distancim fizik./ts/
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Qeveria rrit shtesat për lehonat, ndan nga 100 euro për pens...
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje