Italia ka futur më shumë rajone në “zonat e kuqe” të rrezikut të lartë nga koronavirusi, pasi që rastet po vijojnë të shënojnë rekorde të reja.
Campania dhe Toskana do t’u bashkohen rajoneve të tjera të vendosura nën masa strikte të izolimit nga e diela, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet në Campania, që përfshinë Napolin kanë paralajmëruar që sistemi shëndetësor është afër kolapsit.
Njoftimi i së premtes erdhi ndërsa Italia konfirmoi 40,902 infeksione të reja – numri më i lartë i tij ndonjëherë në ditë.
Ai kaloi shifrën e një milion në fillim të kësaj jave dhe ka pasur më shumë se 44,000 vdekje.
Këshilltari i qeverisë për koronavirus, Walter Ricciardi, u tha gazetarëve se vendi ka “dy deri tre javë për të vendosur nëse do të vendosë një bllokim të ri kombëtar”.
Në fillim të këtij viti Italia u bë epiqendra e pandemisë në Evropë, por vuri nën kontroll shpërthimin e saj me një bllokim të ashpër kombëtar. Kufizimet u hoqën gradualisht me lehtësimin e rasteve, por javën e kaluar – përballur me një valë të dytë infeksionesh, ajo prezantoi masa të reja./arbresh.info/
Janjiq: Uashingtoni po e shtyn Kosovën dhe Serbinë drejt njo...
Seanca për rastin e spiunazhit ndaj Shabanit dhe Qerimit vaz...
Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi” për menaxhimin...
Më shumë telashe për Real Madridin: Asencio dhe Rodrygo mung...
Kallas thotë se BE-ja pritet ta fusë Gardën Revolucionare të...
PDK thërret konferencë për media