Militantët e Shtetit Islamik kanë vrarë pesë ushtarë të ushtrisë turke dhe kanë plagosur nëntë të tjerë gjatë një sulmi me makinë bombë në qytetin verior sirian, ka deklaruar ushtria turke.
Në deklaratën e ushtrisë turke thuhet se sulmi ka ndodhur në afërsi të al-Bab, qytet që kontrollohet nga opozita siriane me mbështetjen e ushtrisë turke, transmeton arbresh.info.
Që nga muaji gusht i vitit të kaluar numri i ushtarëve turq të vrarë në Siri ka shkuar në 54.
Ushtria tha se asnjë nga ushtarët e plagosur nuk është në gjendje të rëndë, ndërsa për familjarët e viktimave ata kanë përcjellur ngushllimet e tyre.
Forcat e armatosura turke kanë bërë të ditur gjatë ditës së enjte dhe të premte kanë goditur 200 bastione të Shtetit Islamik në veri të Sirisë dhe gjatë operacioneve kanë vrarë 23 militantë.
Në një deklaratë presidenti i vendit, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se ‘ISIS është larguar plotësisht nga al-Bab’./Arbresh.info
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet