Shteti Islamik u ka hequr kokën më shumë se 10 ushtarëve të saj në Afganisanin lindor.
Sipas zyrtarëve, ekzekutimet kanë ndodhur në provincën lindore të Nangarhar, ku ISIS është duke e rritur ndikimin e saj dhe duke sulmuar grupin më të madh militant të vendit, talebanët, transmeton portali arbresh.info
Attaullah Khogyani, zëdhënësi i guvernatorit të provincës, tha për “Reuters” se vrasjet ndodhën në pazarin Surkh A btë rrethir Achin.
ISIS nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ekzekutimet dhe autoritetet afgane nuk kanë ofruar detaje shtesë në lidhje me rastin.
Më parë është raportuar se ISIS ka ekzekutuar luftëtarët e vet edhe në territorin e Sirisë lindore dhe Irakun verior, kryesisht pasi ata u përpoqën të arratisen ose u akuzuan se punonin me forcat e armikut./arbresh.info/
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?