Dhjetë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga një rrufe. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në veri perëndim të Uganda.
Fëmijët ishin duke luajtur futboll kur shiu i detyroi ata të strehoheshin në një kasolle e cila më pas u godit nga rrufeja.
Nëntë fëmijë të moshës 13-15 vjeç humbën jetën në moment ndërsa fëmija tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.
Tre të mbijetuari janë duke marrë trajtimin në spitalin rajonal të vendit.
Nga organet policore ky aksident konsiderohet si më i keqi i këtij lloji që prej vitit 2011, kur 18 fëmijë u vranë në një shkollë.
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...