Nënshkrimi i marrëveshjes së Kumanovës, i dha fund luftës në Kosovë.
E menjëherë pas kësaj ngjarje mijëra ushtarë britanikë në kuadër të KFOR-it u futën në Kosovë me 11 qershor.
Në mesin e atyre që ndihmuan në çlirimin e vendit ishte anglezi James Paul Watson.
Ndonëse kanë kaluar 2 dekada që nga ajo ditë, Watson e mban mend gëzimin që i kaploi kosovarët, raporton T7.
Britaniku qëndroi në Kosovë deri kah fundi i tetorit të vitit 1999, por gjatë gjithë këtyre muajve ishte i mahnitur nga mikpritja e kosovarëve.
Madje ai ka në plan që të rikthehet për vizitë, pas tejkalimit të krizës së COVID 19.
Gjithashtu ai shprehet i lumtur me faktin se ende merr mesazhe falënderimi nëpër rrjete sociale.
Watson është pensionuar para kohe nga ushtria angleze për shkak të një lëndimi që kishte marrë në Afganistan, ndërsa tani është një politikan lokal në Mançester.
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...
Përmbyllet me sukses procesi i votimit në Konsullatën e Koso...