Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u shtrua të mërkurën në spital, në reanimacion, për shkak të një problemi të lidhur me një infeksion të mëparshëm.
Ministri italian i Shëndetësisë tha se zoti Berluconi ishte në gjendje të vetëdijshme dhe i aftë të fliste.
86-vjeçari, tre herë kryeministër i Italisë, është shtruar në spitalin San Raffaele të Milanos, klinika ku ai merr vazhdimisht trajtim mjekësor, tha Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, i cili është gjithashtu udhëheqës i Partisë Forza Italia të zotit Berlusconit.
Duke folur nga Brukseli, zoti Tajani tha se ish-kryeminsitri Berlusconi u shtrua për shkak të një “problemi të patrajtuar ” që lidhej me një infeksion të mëparshëm. Zoti Berlusconi ka pasur një sërë problemesh shëndetësore në vitet e fundit, më i vështiri përballja me COVID-19 në vitin 2020.
Ai qëndroi shtruar në spital për 10 ditë dhe kur doli u tha gazetarëve se sëmundja kishte qenë “tinzare” dhe ishte sfida më e rrezikshme me të cilën ishte përballur.
Për vite me radhë ai ka mbajtur një aparat që ndihmon në funksionimin e zemrës. Në vitin 2016 ai iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës dhe ka mposhtur kancerin e prostatës. Në janar 2022 ai pati një infeksion në sistemin urinar.
Zoti Berlusconi ishte javën e kaluar për një kontroll të rregullt në spitalin San Raffaeles, ku punon mjeku i tij personal.
Zoti Berlusoni u rikthye në politikë në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit të shkuar ku fitoi një vend në Senatin italian, një dekadë pasi u ndalua të mbante detyrë publike pas dënimit për mospagesë taksash./voa
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...