Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me burg ish-kandidatin për president Abdel Moneim Aboul Fatouh dhe disa figura kryesore nga grupi Vëllazëria Myslimane, gjatë së dielës me arsyen e “përhapjes së lajmeve të pavërteta” dhe për “planifikimin e përmbysjes së pushtetit”, sipas raportimeve nga Agjencia Franceze e Mediave dhe agjencia e lajmeve Reuters.
Siç bëhet e ditur, 70 vjeçari Aboul Fatouh, i cili vuan nga disa sëmundje siç bënë me dije familja e tij, u dënua me 15 vite burgim, thuhet në një deklaratë të gjykatës e cila u lëshua gjatë ditës së diel.
Mohamed al-Qassas, zëvendës-kryetari i parë i partisë për Egjiptin e Fortë të Aboul Fatouh, u dënua me 10 vite burgim.
Me 15 vite burgim u dënua gjithashtu edhe ish-këshilltari i Vëllazërisë Myslimane, Mahmoud Ezzat, i cili është duke vuajtur disa dënime të përjetshme nga disa akuza të tjera.
Aboul Fatouh është ish-lideri kryesor i Vëllazërisë, i cili u shkarkua nga grupi në vitin 2011, vit kur ai vendosi të garojë zgjedhjet presidenciale të Egjiptit. Ai dhe el-Kassas u burgosën në shkurt të vitit 2018 pasi kritikuan rëndë qeverisjen dhe administratën e presidentit Abdel Fattah el-Sissi. /arbresh.info/
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...