Ish-drejtori i morgut në Shkollën Mjekësore të Harvardit është dënuar me tetë vjet burg për trafikim organesh dhe mbetjesh njerëzore , u njoftua dje, të martën.
Cedric Lodge, 58 vjeç, dhe gruaja e tij Denise Lodge, 65 vjeç, të cilët u dënuan me një vit e një ditë burg për ndërmjetësim në shitjen e organeve të vjedhura, u arrestuan në maj 2023.
Cedric Lodge, i cili deri në maj 2023 ishte drejtor i morgut të Shkollës Mjekësore të Harvardit, u akuzua për pjesëmarrje nga viti 2018 deri në vitin 2022 në “një skemë që blinte dhe shiste mbetje njerëzore të vjedhura nga Harvardi dhe një morg i Arkansasit”, sipas drejtësisë amerikane.
Cedric Lodge “kishte hequr mbetje njerëzore, duke përfshirë organe, tru, lëkurë, duar, fytyra dhe koka, dhe pjesë të tjera nga kufomat që ishin dhuruar për qëllime kërkimore dhe edukative”, tha Departamenti i Drejtësisë në deklaratën e tij.
Ai i mori mbetjet mortore “pa dijeninë e punëdhënësit të tij, dhuruesit dhe familjes së dhuruesit” dhe i transportoi ato në rezidencën e tij në New Hampshire.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...