Pas sulmit me dron dhe raketë të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) ndaj Izraelit, shumë mbështetës të Republikës Islamike të Iranit, me simbole palestineze, dolën në rrugët e Teheranit për të festuar.
Sulmi u pa si vendimtar për IRGC-në për të ruajtur besueshmërinë e saj midis aleatëve në rajon dhe mbështetësve të saj vendas.
Shefi i Shtabit të Iranit, gjeneralmajor Mohammad Bagheri, deklaroi se ndër objektivat brenda Izraelit ishte baza izraelite Notam Air Force, ku fluturuan F35 izraelitë dy javë më parë, duke rezultuar në vdekjen e shtatë komandantëve të IRGC-së në konsullatën iraniane në Damask.
Ai pohoi se Irani e ka arritur objektivin e tij dhe nuk ka ndërmend të vazhdojë operacionet.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi paralajmëroi se çdo sulm i ri do të shkaktonte një përgjigje dukshëm më të fortë nga Irani.
Duket se disponimi në Iran është i orientuar drejt de-përshkallëzimit dhe uljes së tensionit. Zyrtarët ushtarakë dhe qeveritarë duken të kënaqur me sulmin e mbrëmshëm.
Duket se Irani, duke i lënë kohë të mjaftueshme Izraelit për të ngritur masat e tij mbrojtëse, nuk kishte ndërmend të shkaktonte dëme apo viktima të mëtejshme, shkruan BBC transmeton Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...