Drejtori i Sektorit për fatkeqësi pranë Departamentit për aviacion civil të Iranit Hasan Rizayifer tha se Teherani zyrtar këtë vendim e mori pasi pala ukrainase opinionit i publikoi regjistrime diskrete tonike
Autoritetet e Iranit njoftuan se auoriteteve të Ukrainës më nuk do t’u japin çfarëdo qoftë informacione për dëshmitë lidhur me rrëzimin e muajit të kaluar të avionit komercial të kompanisë Ukraine International Airlines, në të cilin në Teheran humbën jetën 176 persona.
Drejtori i Sektorit për fatkeqësi pranë Departamentit për aviacion civil të Iranit Hasan Rizayifer tha se Teherani zyrtar këtë vendim e mori pasi pala ukrainase opinionit i publikoi regjistrime diskrete tonike.
“Regjistrimet u janë dorëzuar ekspertëve ukrainas nga një komision i përbashkët për të hetuar fatkeqësinë. Pala ukrainase i bëri ato publike dhe kjo është arsyeja pse ne vendosëm të mos u japim atyre më prova të fatkeqësisë”, tha Rizayifer për agjencinë e lajmeve Mehr.
Televizioni ukrainas “TCH” publikoi para do kohe publikoi një tingull regjistrimi të një bisede të zhvilluar nga një pilot i kompanisë iraniane Aseman Airlines në kohën e shkatërrimit të avionit ukrainas që e bëri me kullën e kontrollit.
Gjatë bisedës, piloti thotë se është lançuar një raketë, ndërsa nga kulla e kontrollit i përgjigjen se nuk kanë asnjë informacion dhe dëgjohet se si kulla po përpiqej pa sukses të kontaktonte ekuipazhin e avionit ukrainas.
Avioni Boeing 737 i kompanisë ukrainase u rrëzua më 8 janar jo shumë gjatë pas fluturimit nga aeroporti “Imam Homeini“ në Teheran. Gjatë rrëzimit të avionit humbën jetën të gjithë 176 personat. Autoritetet iraniane, pas mohimit tre ditorë, e pranuan se forcat ajrore iraniane “gabimisht” lançuan një raketë duke e rrëzuar avionin./AA/
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...
Kjo është gruaja nga Gjakova që dyshohet se u vra nga ish-bu...
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane