Media shtetërore iraniane ka raportuar se është vrarë shefi i sigurisë së vendit, Ali Larijani.
Izraeli njoftoi më herët sot se ai u vra në një sulm gjatë natës së kaluar, shkruan skynews.
Irani fillimisht dukej se e mohonte raportin, duke publikuar në rrjetet sociale një shënim të shkruar me dorë, për të cilin pretendonte se ishte shkruar nga Larijani, vetëm disa minuta më vonë.
Shënimi i bënte homazh marinarëve iranianë të vrarë në një sulm të një nëndetëseje amerikane ndaj anijes luftarake Dena më 4 mars.
Kush është Ali Larijani, shefi i mbrojtjes i Iranit – të cilin Izraeli thotë se e ka vrarë?
Ky është konfirmimi i parë nga Irani për vdekjen e Larijanit, dhe vjen pasi gjithashtu konfirmoi vrasjen e komandantit të Basij-it, Gholamreza Soleimani.
Ndryshe, Larijani ka lundruar me mjeshtëri në politikën e Republikës Islamike – duke shërbyer në një sërë rolesh. Ai ishte komandant në IRGC gjatë luftës me Irakun në vitet të 80-ta përpara se të kalonte në role politike.
Shërbeu si kreu i transmetuesit shtetëror, kryenegociatori bërthamor i Iranit dhe kryetari i parlamentit të Iranit (për 12 vjet deri në vitin 2020) – dhe gjithnjë e më shumë kishte vëmendjen e Khameneit për çështjet e sigurisë pas emërimit të tij si këshilltar në vitin 2004. /Telegrafi/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...