Teherani ka hedhur poshtë pretendimet se ka rrëzuar aeroplanin ukrainas Boeing 737 me një raketë iraniane.
Irani e ka quajtur këtë luftë psikologjike dhe u ka bërë thirrje shteteve që kanë humbur shtetas në këtë aksident që të dërgojnë përfaqësuesit për të hetuar, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjitha këto raporte janë një luftë psikologjike kundër Iranit”, tha zëdhënësi i qeverisë Ali Rabiei të enjten.
“Të gjitha ato vende, qytetarët e të cilëve ishin në aeroplan mund të dërgojnë përfaqësues dhe ne i kërkojmë Boeing të dërgojë përfaqësuesin e saj për t’u bashkuar me procesin e hetimit të kutisë së zezë”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi ndërkohë i ka bërë thirrje kryeministrit kanadez Justin Trudeau të ndajë inteligjencën që ai pretendoi ta ketë nga “burime të shumta” se avioni ishte qëlluar nga një raketë sipërfaqe-ajër.
LEXO EDHE: Kryeministri kanadez: Aeroplani që u rrëzua është qëlluar nga raketat iraniane
“Ne po i bëjmë thirrje Kryeministrit Kanadez dhe çdo qeverie tjetër që ka informacione për rrëzimin për t’ia dorëzuar atë komitetit të hetimit në Iran”.
Pretendimi i Trudeau pason deklaratat e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson se qeveria e tij po “kërkon me ngulm” raportet se avioni ishte qëlluar nga një raketë dhe spekulimet nga Presidenti amerikan Donald Trump se ai kishte “dyshime” se “dikush mund të kishte bërë një gabim”.
Ndërsa Trump nuk e akuzoi në mënyrë eksplicite Teheranin për rrëzimin e avionit, zyrtarë anonimë amerikanë kanë thënë për mediat se ishte “shumë e mundshme” që mbrojtja ajrore iraniane e rrëzoi atë. Pentagoni nuk ka komentuar në një kapacitet zyrtar./arbresh.info/
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...