Kreu i Rojeve Revolucionare të Iranit ka deklaruar humbjen e “kryengritësve” në vend, duke iu referuar një valë protestash që janë nxitur kundër qeverisë.
Gjeneral Mohammad Ali Jafari e bëri këtë deklaratë në kohën kur dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në tubime pro-qeveritare, që u thirrën për “të luftuar” protestuesit anti-qeveritarë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Gjenerali ka fajësuar “armiqtë” e Iranit për shkaktimin e trazirave, duke fajësuar edhe ish-sekretarën amerikane, Hillary Clinton.
“Armiqtë u përpoqën të paraqesin kërcënim kulturor, ekonomik dhe pasiguri kundër Iranit islamik”, tha ai.
Protestat kanë filluar të enjtën e kaluar në qytetin Mashhad, duke u përhapur më pas edhe në qyetet tjera të mëdha.
Deri me tani të paktën 21 persona kanë humbur jetën.
Protestat fillimisht ishin kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit, por më pas ato janë kthyer në protesta anti-qeveritare./arbresh.info/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...