Iraku nuk do të dorëzohet ndaj presionit nga Bahreini për t’u bashkuar me embargon diplomatike të udhëhequr nga sauditët kundër Katarit, tha një zyrtar irakian.
Kryeministri irakian Haider al-Abadi thuhet se hodhi poshtë një ftesë nga Ministri i Jashtëm i Bahrejn Shejh Khalid bin Ahmed Al Khalifa për të bojkotuar Katarin kur të dy u takuan në Bagdad, transmeton arbresh.info.
Në fillim të qershorit, Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera shkëputën lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Dohën, i cila u akuzua për mbështetjen e grupeve terroriste në rajon.
Megjithatë, Doha mohoi me forcë akuzat, duke etiketuar embargon “të pajustifikuar” dhe me “asnjë bazë në fakte”./Arbresh.info
Osmani mirëpret zbatimin e vendimit të BE-së për heqjen e ma...
Sulme të reja me dron në ambasadën amerikane në Bagdad
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një ...
Sportingu e mbyll pjesën e parë me avantazh minimal ndaj Bod...
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...