Ministria e shëndetësisë në Irak bën të ditur se dy raste të vdekjeve të lidhura me koronavirus.
Një grua me sistem të dobët imunitar dhe një 65-vjeçar i cili vuante nga sëmundje kronike raportohet të kenë vdekur në kryeqytetin, Bagdad, transmeton portali arbresh.info.
Kishte gjithashtu raporte kontradiktore për një klerik 70-vjeçar që vdiq në Sulaimaniya, në Rajonin e Kurdistanit.
Zyrtarët kurdë thanë se vdekja ishte rezultat i Covid-19, por ministria e shëndetësisë tha që nuk u konfirmua.
Dy të afërmit e klerikut, të cilët ishin në karantinë para vdekjes së tij, kanë testuar pozitive për sëmundjen, sipas autoriteteve shëndetësore të Kurdëve.
Iraku deri më tani ka raportuar 34 raste, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (ËHO). Shumica e tyre janë të lidhur me Iranin fqinj, ku një shpërthim ka vrarë 107 njerëz dhe ka infektuar 3.513 të tjerë.
Ekziston shqetësimi se sistemi shëndetësor në Irak nuk do të jetë në gjendje të përballojë një shpërthim të madh, pas viteve të luftës, sanksioneve të KB, neglizhencës dhe korrupsionit.
Një anëtar i komitetit shëndetësor të parlamentit Irakian ka thënë se “spitalet dhe objektet e kujdesit shëndetësor janë plotësisht të pajisur për t’u marrë me shpërthimin”./arbresh.info/
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...
Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...