Shefi negociator BE-së për Brexit, Michel Barnier ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
“Do të doja t’ju informoja që kam testuar pozitiv për Covid-19”, shkruan në platformat sociale., transmeton portali arbresh.info.
“Jam mirë, disponimi është mirë. Natyrisht po ndjek udhëzimet, sikurse edhe ekipi im”.
“Për të gjithë ata që preken tashmë dhe për të gjithë ata që janë aktualisht në izolim, ne do ta kapërcejmë këtë së bashku”.
Një raundi ballë-për-ballë i bisedimeve tregtare të Brexit ishte paraparë të mbahej në Londër këtë javë, por që u anulua minutën e fundit për shkak të virusit.
Barnier, i cili është 69 vjeç, postoi një mesazh personal në media sociale nga izolimi./arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...