Mijëra persona janë mbledhur të mërkurën në Hong Kong për ta mbajtur atë që pritet të jetë një protestë shumë e madhe në ditën e parë të vitit 2020, disa orë pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ishin tubuar për ta shënuar ndërrimin e moteve.
Qyteti me autonomi të kufizuar është përfshirë nga protestat për më shumë se gjashtë muaj. Në këto protesta kanë marrë pjesë miliona njerëz dhe gjatë tyre ka pasur përleshje të dhunshme me policinë. Forcat e sigurisë kanë përdorur shpesh gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit.
Mijëra protestues u mblodhën në distriktin financiar të qytetit në mesnatën e fundit të vitit 2019. Ata i ndezën dritat e telefonave për ta shënuar në mënyrë simbolike ndërrimin e moteve.
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...