Numri i rasteve të reja me virusin korona në 24 orët e fundit në Holandë është rritur me gati 10.000, ose 9 mijë e 884, që është numri më i madh i të infektuarve që nga fundi i tetorit, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë.
29 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, kështu që numri i përgjithshëm i vdekjeve është 10.048.
Rritja e numrit të rasteve është një trend i rritjes javët e fundit, në një situatë kur efektet e “bllokimit” të pjesshëm të prezantuar më 13 tetor nuk po japin rezultate adekuate.
Qeveria holandeze ka thirrur një takim urgjent që do të mbahet sot për të diskutuar masat shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, të cilat pritet të shpallen të martën.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...