Presidenti francez, Francois Hollande, ka mbrojtur gjyqtarët dhe policinë që janë duke e hetuar kandidatin presidencial në Francë, Francois Fillon.
Në një deklaratë të lëshuar nga pallati Elysee, Hollande tha se Fillon nuk ka të drejtë të hedhë dyshime mbi punën e bërë nga policia dhe gjykatësit, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk duhet të krijohet një klimë mosbesimi mbi papajtueshmërinë e përgjegjësisë, aq më pak nuk duhet hedhur akuza të rënda kundër drejtësisë dhe institucioneve tona”, thuhet në deklaratë.
Fillon, i cili ka vendosur të vazhdojë garën presidenciale pavarësisht akuzave për korrupsion, e ka quajtur hetimin ‘vrasje politike’. Ai u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të ‘rezistojnë’./Arbresh.info
E arritën kualifikimin në Botëror pas 24 vitesh, kjo është l...
Kultivonin kanabis në Prizren, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj...
Arrihet marrëveshja, përfundon greva e punëtorëve të sigurim...
Rusia godet Ukrainën: 14 të vrarë,mbi 100 të plagosur
Tri skuadra të njohura të Premier Leagues e kontaktojnë senz...
Komuna e Prishtinës sqaron: Deri në 2 euro hyrja në qendër