Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, foli për CBS News pas vizitës në Joint Base Andrews në Maryland, ku u kthyen ushtarët amerikanë pas misionit të suksesshëm në Venezuelë.
“Pashë më të mirën e Amerikës, pashë burra dhe gra që ia kushtojnë jetën mbrojtjes së vendit tonë dhe përmbushjes së atij misioni,” i tha ai transmetuesit, partnerit amerikan të BBC-së.
I pyetur nëse Trump do të marrë miratimin e Kongresit për hapat e ardhshëm lidhur me Venezuelën, Hegseth tha: “Kjo ishte një operacion i zbatimit të ligjit”, por shtoi se “ne do ta mbajmë Kongresin të përfshirë”.
“Ajo që do të ndodhë më pas do të jetë në duart e venezuelasve për ta vendosur, por në fund të fundit Amerika do të përfitojë… në aspektin e sigurisë dhe të mirëqenies, dhe besojmë se edhe populli venezuelas mund të përfitojë,” tha ai.
Hegseth lavdëroi Trumpin si një “president veprimi” dhe shtoi se “nuk e fiton paqen në këtë botë të rrezikshme pa forcë”.
Sekretari i Mbrojtjes foli gjithashtu shumë për “begatinë nga nafta” për Amerikën si një tjetër faktor për misionin.
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...
Osmani flet në telefon me presidentin e Finaldës: Diskutuam ...
Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të ...
Koloneli amerikan, Wojcik: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, nd...