Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka bërë një lutje për ndalimin e përdorimit të armëve, pasi herëve të fundit ishin dy sulme prej të cilave shumë persona u vranë.
Harris derisa i bëri këto thirrje ishte duke marrë pjesë në funeralin e Ruth Ëhitfield, 86 vjeçare, e vrarë në një supermarket në Buffalo më 14 maj.
Të shtënat ndodhën vetëm dhjetë ditë para një sulmi në një shkollë fillore në Teksas, duke lënë të vdekur 19 fëmijë dhe dy mësues.
Harris, duke përmendur këto dhe sulme të tjera, tha se është koha për të thënë “mjaft është mjaft” ndaj dhunës me armë.
“Të gjithë duhet të ngrihen dhe të bien dakord që kjo nuk duhet të ndodhë në vendin tonë dhe se ne duhet të kemi guximin të bëjmë diçka për këtë”, tha ajo në funeral.
Ajo deklaroi se zgjidhja ishte e qartë, sipas saj, duhet të përfshihen kontrollimi i historisë së personave që blejnëa armë si dhe të ndalohen armët e zjarrit, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...