Guvernatori i Khersonit i vendosur nga Rusia ka deklaruar se rajoni së shpejti do të bëhet pjesë e Rusisë, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Volodymyr Saldo, i cili u emërua nga forcat ruse pasi morën kontrollin e zonës në fillim të marsit, shkroi në Telegram se “rajoni Kherson do të bëhej pjesë e Federatës Ruse”.
Zëvendësi i tij, Kirill Stremousov, tha se banorët do të mund të aplikojnë për nënshtetësinë ruse në javët e ardhshme kur situata të stabilizohet. Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar vazhdimisht se Moska po planifikon një referendum të rremë pavarësie në rajon dhe gjetkë.
Megjithatë, zyrtarët rusë nuk kanë konfirmuar se aneksimi i rajoneve të pushtuara të Ukrainës jugore është i pashmangshëm dhe zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha në fillim të këtij muaji se e ardhmja e rajonit varej nga vullneti i banorëve./arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion