Sekretari i ri i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se “nuk është mrekullibërës”, por megjithatë ka paraqitur ambicje të mëdha: ai dëshiron ta ndryshoj këtë trupë globale dhe të arrijë që të 193 shtetet anëtare të bashkohen për zgjidhjen e “problemeve të tmerrshme” me të cilat ballafaqohet bota.
Duke folur sot në ditën e parë të punës së tij në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, zoti Guterres tha se konfliktet po shumohen, ato janë të ndërlidhura dhe se kanë shkaktuar “terrorizëm global”.
Sipas tij, ekziston edhe shkelje masive e të drejtave të njeriut dhe pabarazi në rritje, që shkakton revoltë, zemërim dhe jostabilitet, raporton AP nga Kombet e Bashkuara.
Antonio Guterres, ish-kryeministër i Portugalisë, dhe shef për refugjatë i OKB-së, e ka zëvendësuar sekretarin e deritashëm, Ban Ki-moon./REL/
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...