Sipas raportimeve nga Rusia Grupi Wagner ka filluar të tërhiqet.
Tashmë stacioni televiziv RT i kontrolluar nga shteti rus po raporton se trupat e Wagner janë duke bërë tërheqjen në Rostov, me videot e ushtarëve të Wagner që duken duke u përgatitur për t’u larguar.
Pamjet mund t’i shihni në këtë LINK të The Guardian që po raporton në vazhdimësi për ngjarjet e sotme në Rusi.
“Po kthehemi mbrapsht drejt fushëbetejës, sipas planit”, tha Progozhin në një mesazh në Telegram.
Ndërmjetësimin e Lukashenkos e deklaroi edhe qeveria bjelloruse.
Prej mëngjesit të së shtunës, trupat e grupimit mercenar Wagner, që luftojnë për llogari të Putinit në Ukrainë, u futën në territorin rus dhe u afruan deri në disa qindra kilometra nga Moska, një veprim që u konsiderua si tentativë për grusht shteti.
Shpeshherë, Prigozhin, i konsideruar aleat i ngushtë i Putinit, ka akuzuar ministra dhe gjeneralë rusë për mungesë mbështetjeje./a2/
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...
Murati: Fillimisht shtesat i quanin “vitra”, tash “blerje vo...
Presidenti Begaj përshëndet Konferencën e 8-të Ndërqeveritar...
Protesta në Meksikë para Kupës së Botës, rreth 130 mijë pers...
Osmani dhe Abdixhiku takojnë kongresistin amerikan Keith Sel...
Shpëtohet bjeshkatari gjerman 48-vjeçar në Luboten