Një grua në Irak u qëllua për vdekje me snajper nga ISIS, pasi po merrte një shishe ujë pranë një makine qeveritare.
Fotografitë shokuese tregojnë viktimën në momentin kur qëllohet për vdekje menjëherë pasi mori një shishe me ujë në pjesën e prapme të një kamioni. Imazhet janë publikuar në Twitter nga ushtria irakiane, ndërsa nuk dihet se kur janë marrë ato.
Ushtria irakiane ka pohuar se veprimi i grupit terrorist është ndërmarrë në përpjekje për të mbrojtur kalanë e Mosulit nga avancimi i mëtejshëm i ushtrisë irakiane.
Anëtarët e njësisë famëkeqe al-Khansaa thuhet se kanë qenë të vendosur në ndërtesa të larta në dhe rreth qytetit të shkatërruar nga lufta.
ISIS ka përdorur taktika gjithnjë e më të dëshpëruara në përpjekje për të mbrojtur Mosulin, streha e saj e fundit e madhe në Irak.


Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...