Një murgeshë franceze, që konsiderohet si personi më i vjetër në Europë, i ka mbijetuar koronavirusit, vetëm disa ditë para 117 vjetorit të lindjes.
Lucile Randon, i cili mori emrin e Motrës Andre në 1944, doli pozitiv për koronavirus në 16 janar, por nuk shfaqi asnjë simptomë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Për mediat lokale ajo tha se “nuk e kishte kuptuar që po e kalonte koronavirusin”.

Ajo u izolua veçmas nga banorët e tjerë në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në jug të Francës, por tani konsiderohet e rikuperuar plotësisht.
Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor një karrocë, tani është duke pritur të festojë ditëlindjen e saj të 117-të.
Motra Andre lindi në 11 Shkurt 1904. Përveçse është personi më i vjetër i Europës, ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë, sipas Listës Botërore të Renditjes Supercentenariane të Gerontology Research Group (GRG).
Kur u pyet nëse kishte frikë nga Covid-19, ajo tha: “Jo, sepse nuk kam frikë nga vdekja”./arbresh.info/
KQZ hap afatin për korrigjimin e pasaktësive në Listën e Vot...
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...