E padëgjuar në të kaluarën, por ja që ndodhi në Kinë.
Një grua atje ka lindur katërnjakë në mënyrë natyrale, të cilat janë ndarë në dy grupe binjakësh identikë. Mjekët e kanë cilësuar këtë rast si një mrekulli dhe sipas tyre, një gjë e tillë mund të ndodhë në 1 në 70 milionë raste.
Dy djemtë dhe dy vajzat lindën 32-javëshe nga nëna e tyre 31-vjeçare, e njohur me mbiemrin e saj Gao. Ngjarja thuhet se ka ndodhur në një spital të provincës Hubei. Burri i zonjës Gao, u pa tejet i lumtur nga ky lajm dhe e përshkroi atë si një “bekim nga Zoti”, pasi gruaja e tij kishte dështuar në të kaluarën tre shtatzëni.
Për shkak të lindjes së tyre të parakohshme, foshnjat janë vendosur në repartin neontal dhe aktualisht po mbahen me ventilatorë, të cilët i ndihmojë të vegjlit të marrin frymë. Ndërkohë gjendja shëndetësore e zonjës Gao paraqitet mjaft e mirë, shkruan “Daily Mail”./tch

Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...