Olena Zelensky tregoi se prej më shumë se një muaji nuk e ka takuar bashkëshortin e saj, presidentin ukrainas Volodimir Zelensky.
Në një intervistë për CNN, zonja e parë e Ukrainës u shpreh se ka komunikuar me të vetëm me telefon dhe se presidenti jeton në zyrën e tij bashkë me ekipin.
“E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e besueshme për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi,” – u shpreh Zelenska.
Ndërkohë, sa i takon fëmijëve, ajo rrëfeu se po jetojnë me të dhe nuk ju ka folur konkretisht për luftën. Zonja e parë e Ukrainës tregoi se fëmijët ndonjëherë e kuptojnë më mirë se të rriturit, thjesht duke bashkëjetuar me situatën dhe duke i jetuar frikërat me guxim./lapsi/
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...