Gruaja e terroristit të Westminister, Khalid Masood ka folur për herë të parë për të thënë se është e pikëlluar dhe e tronditur nga veprimet e të shoqit.
Rohey Hydara ka folur pas nënës së sulmuesit, Janet Ajao e cila kishte thënë se ka qarë për viktimat e të birit, transmeton portali arbresh.info.

Në një deklaratë të publikuar nga Policia Metropolitane, Hydara tha: “Jam e pikëlluar dhe e tronditur me atë që ka bërë Khalid. Totalisht dënoj veprimet e tij.
‘Ofroj ngushëllimet e mia për familjet e viktimave që kanë vdekur, dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.
‘Do të doja privatësi për familjen tonë, posaçërisht për fëmijët në këto kohë të vështira”./Arbresh.info

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të p...