Ambasadorja e Greqisë në Serbi, Maria Levanti, ka deklaruar se qëndrimi i Greqisë për çështjen e mosnjohjes së Kosovës mbetet i pandryshuar.
Ajo për gazetën serbe “Politika” theksoi se vendi i saj mbështet objektivin strategjik të Beogradit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Besoj fuqishëm se BE-ja me lëvizjet e saj të fundit si plani i zhvillimit të Ballkanit Perëndimor prej gjashtë miliardë eurosh, dëshmon se synon të vazhdojë zgjerimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që në të njëjtën kohë vendet e Ballkani duhet të kapë vrullin që është krijuar tani”, tha Levanti, transmeton Klankosova.tv.
Sipas saj, marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë “në një nivel të shkëlqyer tani dhe në të ardhmen”, duke shtuar se “kontaktet në nivelin më të lartë politik dhe shtetëror janë të shpeshta dhe pritet të mblidhet Këshilli i Katërt i Lartë për Bashkëpunim”.
Greqia, Spanja, Qiproja, dhe Sllovakia, janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që s’e njohin Pavarësinë e Kosovës.
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...
Familjarja për tragjedinë në Malishevë: Fëmijët i gjeta pa s...
Infantino e rikonfirmon pjesëmarrjen e Iranit në Botëror
Zjarr në një puntori në Ferizaj, lëndohet një person
Messi blen klubin spanjoll UE Cornellà