Tregu i futbollit është tronditur këtë të enjte nga një lajm i madh dhe i papritur. Lionel Messi ka hyrë zyrtarisht në botën e pronësisë së klubeve, duke blerë plotësisht klubin spanjoll UE Cornellà.
Sipas njoftimit zyrtar, ylli argjentinas ka marrë në pronësi të plotë klubin katalanas, i cili aktualisht garon në kategorinë e katërt të futbollit spanjoll dhe është në garë për t’u ngjitur një ligë më lart.
UE Cornellà, e themeluar në vitin 1951, aktualisht renditet në vendin e tretë në grupin e saj dhe është vetëm pak pikë larg vendit të parë, ndërsa tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e ndeshjeve për kualifikim në ligën më të lartë.
Plani i Messit është i qartë: investim i madh dhe zhvillim i klubit me synim ngritjen në nivele më të larta të futbollit profesional në Spanjë.
Ky veprim shihet si pjesë e një trendi të ri në futboll, ku shumë yje të mëdhenj po bëhen pronarë klubesh. Në këtë listë përmenden edhe emra si Cristiano Ronaldo dhe Kylian Mbappé, të cilët kanë investuar në klube të ndryshme në Evropë dhe botë.
Një lëvizje që po shihet si fillimi i një epoke të re në futboll, ku lojtarët nuk janë vetëm futbollistë në fushë, por edhe pronarë dhe investitorë të fuqishëm jashtë saj./Arbresh.info
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...