Banorët e fshatit turk pranë Edirnesë gjetën një grup prej 14 emigrantëve të paregjistruar nga Palestina, të cilët në trup kishin gjurmë të dhunës. Ata tregojnë se në fillim janë dhunuar dhe pasataj me dhunë janë dërguar nga Greqia në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që ka mësuar gazetari i AA, një grup prej 14 emigrantësh të paregjistruar nga Palestina kanë mbërritur deri në fshatin Kiremitcisalih, pranë qytetit Edirne.
Në fshat ata mbërritën gjysmë të zhveshur dhe me shenja nga goditjet në shpinë. Banorët e fshatit i ndihmuan duke iu siguruar ushqim të ngrohtë dhe veshmbathje. Më pas në fshat erdhën ekipet e xhandarmërisë, të cilët ia dorëzuan Zyrës për Kthimin e të Huajve.
![]()
Dilaver Cinar, një banorët lokal, për AA tha se emigrantët i kanë gjetur gjysmë të zhveshur dhe se janë vërejtur gjurmë të dhunës së ushtruar ndaj tyre.
“I kanë dërguar gjysmë të zhveshur. Fillimisht i kanë rrahur, me shufër ose diçka tjetër. Në shpinë kishin gjurmë, njëri ishte në gjendje shumë të rëndë. U sollëm ushqime, banorët në fshat mblodhën rroba”, ka thënë Cinar.
Greqia edhe më parë ishte në shënjestër të kritikave për të ashtuquajturën “push-back”, apo “kthimit-mbrapsht”. Ky vend në disa raste është paralajmëruar se me veprime të tilla shkelin konventat ndërkombëtare.
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...
Sërish seancë në orën 23:00, 1 orë para përfundimit të afati...
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...