
Dimitris Lambropoulos/AFP/Getty Images
Greqia gradualisht do të fillojë të lejojë turistët nga Italia të vizitojnë vendin duke filluar nga 15 qershori, tha të martën Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
Ai tha se ky lehtësim gradual i kufizimeve duhet të përfundojë deri në fund të qershorit dhe shprehu shpresë se italianët do të zgjidhnin Greqinë si destinacionin e tyre të pushimeve, transmeton portali arbresh.info.
Italia nuk u përfshi fillimisht në listën e 29 vendeve për të cilat Greqia tha se do të hapte kufijtë e saj që nga 15 qershori, kur rifillojnë fluturimet ndërkombëtare në dy qytetet kryesore të vendit Athina dhe Selaniku.
Turistët nga vendet e aprovuara mund t’i nënshtrohen testeve të rastësishme të koronavirusit pas mbërritjes. Nëse aeroporti i tyre i nisjes është në listën e Agjencisë së Aviacionit të Sigurisë së Bashkimit Evropian (EASA), ata do të duhet të kryejnë testime të detyrueshme dhe karantinë.
Aktualisht, disa aeroporte italiane janë në listën EASA, thuhet në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme greke./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira