Azilkërkuesit në Greqi janë duke vuajtur nga dhuna dhe keqtrajtimi i përhapur në qendrat e azilit të mbipopulluara.
Në vitin 2017, agjencia e refugjatëve e OKB-së (UNHCR) ka pranuar rreth 622 raporte për të mbijetuar të dhunës seksuale në ishujt grekë, ku besohet se rreth një e treta e tyre ishin sulmuar pas arritjes në Greqi, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënsja e UNHCR-it, Cecile Pouilly, ka deklaruar se njerëzit kanë frikë të raportojnë dhunën dhe përdhunimet.
“Numri aktual i incidenteve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë sesa është raportuar”, tha ajo para gazetarëve në Gjenecë, duke pranuar se OKB-ja ka vetëm një “pamje të zbehtë mbi atë që po ndodh në realitet”.
Ajo ka theksuar se qendrat më problematike janë ato në Moira, Lesbos dhe Vathy.
Këto qendra për momentin mbajnë rreth 5,500 njerëz, dyfishin e kapacitetit.
Që nga fillimi i krizës së refugjatëve, në vitin 2015 Greqia ka qenë një ndër pikat më të nxehta, pasi shumica e refugjatëve dhe emigrantëve kanë arritur në Greqi me qëllim që të kalonin më pas në vendet tjera të BE-së.
Vetëm vitine kaluar Greqia ka pranuar më shumë se 58 mijë kërkesa për azil./arbresh.info/
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur