Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron për vizitë zyrtare në Kozenca të Kalabrisë.
Begaj sot u ndal edhe në “Spezzano Albanese”, ku u prit nga komuniteti arbëresh dhe autoritetet vendore.
Për t’i uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar, në Arbërinë kalabreze kishin mbërritur nga qytete të tjera italiane edhe qytetarë shqiptarë të ikur nga vendi gjatë viteve te fundit.
Pas përshëndetjeve dhe takimeve me ta, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në muzeun e “Spezzano Albanese”, në të cilin ruhet historia e komunitetit arbëresh.
Në takimet e zhvilluara me autoritetet vendore në “Spezzano Albanese”, kryetari i kësaj komune njoftoi iniciativën e përfshirjes së gjuhës arbëreshe në shkolla, nismë që iu premtua Presidentit Begaj edhe nga përfaqësues të Rajonit të Kalabrisë për shndërrimin në promotor të zbatimit të këtij projekti nga Këshilli Rajonal i Kalabrisë.
Kreu i Shtetit shprehu falenderimet e tij dhe premtoi mbështetjen për çuarjen përpara të kësaj nisme.
“Vizitat në Spezzano Albanese dhe Kolegjin Sant’Adriano në San Demetrio Corone, dhe takimet me autoritetet vendore të Kozencës, më emocionuan dhe më bindën edhe më shumë se të gjithë bashkë jemi më të fortë! Faleminderit Institutit Rajonal të Komunitetit Arbëresh të Kalabrisë që në bashkëpunim me autoritetet, po punojnë fort që gjuha arbëreshe të mësohet në të gjitha shkollat e rajonit të Kalabrisë”, ka shkruar Begaj në Facebook./Arbresh.info.
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...