Gjermania pezullon pjesëmarrjen në Operacionin Sofia, forca detare e BE-së e krijuar për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në Mesdhe.
Operacioni Sofia filloi në vitin 2015. Ajo ka për detyrë të kapë trafikantët dhe të shkatërrojë këtë model biznesi, ndërkohë që trajnon rojën bregdetare libiane dhe aplikon një embargo të armëve për konfliktin që vazhdon në veri të këtij vendi Afrikan.
Sipas raportimeve të “Bundeswehr” (ushtria gjermane), Operacioni Sofia ka sjellë arrestimin nga autoritetet italiane të më shumë se 140 personave të dyshuar për trafikim, që kur filloi. Për më tepër, më shumë se 400 varka të përdorura nga trafikantët janë shkatërruar, shkruan ATSH.
Mandati i anijes gjermane në këtë operacion u rinovua në dhjetor me tre muaj dhe përfundon në fund të muajit mars.
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet