Kancelari gjerman Friedrich Merz ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar si një zhvillim të rëndësishëm për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë globale.
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, vjen pas një periudhe të tensionuar, që kulmoi me sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve të dyshuara bërthamore në Iran.
Përmes një postimi në platformën X, Merz u bëri thirrje të dyja palëve të përfshira që të respektojnë marrëveshjen dhe të veprojnë me përmbajtje, për të shmangur çdo veprim që mund të cënojë këtë moment të paqes së brishtë.
“Nëse ky armëpushim respektohet, pas goditjeve të fuqishme ushtarake nga SHBA ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit, atëherë ai do të përbëjë një hap të rëndësishëm dhe pozitiv për rajonin dhe për sigurinë ndërkombëtare”, deklaroi Merz.
Ai theksoi se një marrëveshje e tillë ka potencialin për të reduktuar ndjeshëm rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit dhe për të hapur rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe afatgjatë përmes diplomacisë.
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...